Hidhet shorti, ja kush janë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur sot shortin për të përcaktuar anëtarët e Komisionit të Përkohshëm në Drejtësi. Opozita dhe maxhoranca kanë replikuar për sa i përket shortit. Deputeti i PD Eduard Halimi është shprehur se ndryshimi i rregullave në mes të lojës është i papranueshë m. “Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër. Ne kërkojmë që kjo cështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit”, është shprehur Halimi. Ndërsa Ulsi Manja i PS tha se kuvendi sot në respektim të kushtetutës ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm dhe 1 zëvendësues

1-Besnik Imeraj

2-Altina Xhoxhaj

3-Vitore Tusha (zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë

1-Artan Broci

2-Shkëlzen Selimi (zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1-Rovena Gashi

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

1-Gentjan Trenova

2-Fatjona Memçaj

Nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit

1-Endon Dhimitri

2-Fatos Qato

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet