Horst Seehofer do të vizitojë Shqipërinë. Azilkërkuesit, largojini njerëzit nga kjo rrugë e çmendur

Rama nga Bavaria merr me vete kërkesat gjermane për të ulur numrin e azilkërkuesve

BAVARI - Shqipëria ka ndërmend të ndjekë modelin e arsimit profesional gjerman, për këtë ajo ka implementuar një sistem dual edukimi, por kur një qeveritar shqiptar shkon në Bavari, azilkërkuesit nuk mund të mos jenë në qender të vëmendjes. Në selinë e kryeministrisë ku u takuan të dy krerët, gjermani Horst Seehofer qetësisht i shpjegoi mikut të tij se nuk ishte as në interesin e gjermanisë, as të shqipërisë, ky numër i lartë i azilkërkuesish që vijnë nga Shqipëria. Probabiliteti që kanë për të marrë azil është zero, por, kjo është vetëm diçka. Idea që njerëzit këtu kanë për refugjatët janë ata që vijnë nga Siria, por në Ballkan nuk ka arsye për këtë ikje në masë. Të gjithë do të riatdhesohen, sipas proçedurave të përshpejtuara, brenda dy javëve. Bavaria e konsideron, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, vende të sigurta, tha Seehofer në të njëjtën linjë me Komisionin Europian. Seehofer njeh sforcot e shqipërisë, por ajo duhet të rrisë fushatat edukuese. Marrja e kësaj rruge të çmendur, nuk krijon asnjë prespektivë në Gjermani. Lufta është me siguri e gjatë por Shqipëria duhet të luftojë shkaqet e ikjes. Gjermania mbështet integrimin, ofron asistencë tenike, formim, por jo azil. Rama ka preferuar të përqëndrohet tek proçesit i Berlinit, integrimit europian dhe me siguri ka menduar për imazhin e vendit që në sytë e mikut nga Gjermnia ka qenë joshese: "e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do t'a vizitoj këtë vend" tha Seehofer për mediat, pak para se t'i jepte dorën Ramës në derën e jashtme të Kryeministrisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet