I shkojnë sytë burrave tek një grua pa gishta? Petrit Vasili, gruaja meriton respekt

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një postim në Facebook, ka reaguar për fjalët e tepruar të Kryebashkiakut Erion Veliaj, pas plagosjes së efektives Ina Muka. “JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”, pat thene Veliaj, çfare solli reagim ne opinionin publik. "Në këtë mënyrë ai u rrefen të gjithëve, dhe këtu është i sinqertë, që gruaja apo femra është për të, një terësi fizike, një qënie anatomike, një mall njerëzor, të cilit i duhet bërë inventari, dhe në pastë diçka mangut, ajo femër nuk do ta ketë kurrë dashurinë njerëzore dhe do te jetë e perjashtuar nga jeta. Këtij kryebashkiaku mijërat e familjeve dhe martesave të personave me handikap i duken anormalitet, që nuk meriton respekt, apo qindra mijërave të tjereve, që për dhjetëra arsye traumatike apo shëndetësore pësojnë modifikime të pjeshme të trupit të tyre."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet