Identifikimi i të dhënave online. Harito i dërgon Komisionit dy projekligje

Shqipëria ka gati kuadrin ligjor të identifikimit elektronik për vulat, shërbimin e dorëzimit elektronik dhe autentifikimin e faqeve të internetit në Shqipëri, sipas rregullores së parlamentit europian

TIRANË - Shërbimet elektronike janë ato që shpesh ekspozohen ndaj sulmeve me viruse. Prandaj në pjesën më të madhe të tyre nuk konsiderohen të besueshme, vetëm nëse këtë shërbim e ofron një institucion i besuar. Ministrja e inovacionit dhe administratës publike, Milena Harito prezanton dy drafte në komisionin e ligjeve atë 'për identifkimin elektronik dhe shërbimet e besuara' dhe në ligjin 'për dokumentin elektronik'. Nëpërmjet shërbimeve të besuara do të rritet siguria për transaksionet elektronike në tregun e brendshëm, në një bazë të përbashkët për bashkëveprim të sigurtë elektronik midis qytetarëve, bizneseve dhe autoriteteve publike. Projektligji sipas modelit finlandez i tuteluar nga rregullorja e parlamentit europian, përcakton kuadrin ligjor për identifikimin elektronik, vulat elektronike, shërbimin e dorëzimit elektronik dhe autentifikimin e faqeve të internetit në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet