Ikën Haxhinasto, vjen Dervishaj

Muaji shtator ka sjellë ndryshimin e parë në qeverinë Rama. Dje ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama kërkesën për dorëheqje. Në këtë post, LSI ka propozuar Sokol Dervishin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Metës. Arsyeja zyrtare e largimit të Haxhinastos, është angazhimi i tij në LSI për zgjedhjet e ardhshme. Haxhinasto është ministri i dytë që largohet nga rradhët e LSIsë, pas zëvendësimit të Nasip Naços nga Yli Manjani. Ministri i ri Dervishi ka mbajtur postin e zv ministrit të ekonomisë dhe zv ministrit të jashtëm, kur këto dikastere drejtoheshin nga Ilir Meta. Aktualisht ai është shef i kabinetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet