Socialistët do të drejtojnë përsëri Kolonjën, fiton Ilia Stefo

Në 3 vitet e ardhshme Bashkia e Kolonjës do të drejtohet sërisht nga Partia Socialiste. Rezultati i zgjedhjeve u bë publik mëngjesin e ditës së sotme dhe sipas këtij rezultati kandidati i Partise Socialiste, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota më shumë zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan të dielën që shkoi. Përballë triumfatorit ishte kandidati i PAA Dritan Hajro i cili mbështej dhe nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave të publikuara për numrin e pjesmarrësve, në zgjedhje morën pjesë rreth 50% e zgjedhesve dhe gjatë paradites u shënua një incident mes militanteve të PD dhe PS. E majta ka triumfuar sërish edhe në Bashkinë e Kolonjës. Pas njohjes me rezultatin, kandidati i PAA e ka uruar Ilia Stefon për fitoren gjë e cila tregon se rezultati është pranuar dhe nuk do të kontestohet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet