Ilir Meta: Harmoninë ndërfetare ta ruajmë fort si sytë e ballit

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që harmonia ndërfetare që mbizotëron në vendin tonë të na udhëheqë për të arritur më shumë begati e paqe sociale. Përmes një postimi në “Facebook”, ku shpërndau mesazhin e Kardinalit Ernest Simoni Troshani, Meta uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale! Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira! GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN! 🇦🇱”

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet