Ilir Meta: sot betimi si President, pa Zonjën e Parë

Sot në orën 18:00 Ilir Meta betohet, si President i Republikës së Shqipërisë, në Parlament. Ish kryetari i Kuvendit do të marrë rolin e kreut të Shtetit, duke ia lënë vendin e vjetër nënkryetarës Valentina Leskaj. Pas ceremonisë së parë do të jetë ajo e orës 19:30, në ambjentet e Presidencës. Këtu bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual Bujar Nishani, dhe në formë simbolike kryetari i gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorëzon Kushtetutën e Republikës. Në këtë veprimtari Meta do të jetë vetëm, për shkak se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka refuzuar ta bëjë rolin e zonjës së parë. Kjo është hera e parë që ndodh. Në ceremonialin e Protokollit të shtetit nuk është parashikuar rasti i mospranimit të rolit, por shkruhet se asnjë nga familjarët nuk mund ta ushtrojë këtë rol. Në aktivitete të veçanta Presidenti mund të marrë një nga familjarët, të cilët trajtohen me status të veçantë, por jo si Zonjë e Parë. Sot në ceremoninë zyrtare Meta pritet të shoqërohet nga vajza e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet