Europarlamentari David McAllister

McAllister, BE kërkon ''ecuri pa probleme'': pas një viti nisin bisedimet me Tiranën

Mundësi të mira që Shqipëria të nisë bisedimet zyrtare me Bashkimin europian, për anëtarësim, nëse do të ketë "ecuri pa probleme". Europarlamentari David McAllister, në një intervistë për DW (Deutsche Welle) kërkon që të gjashtë vendet ballkanike të përpejtojnë ritmet e integrimit për në BE. Në këto vende po vihen re ndryshime të dukshme. Serbia po përparon, Mali i Zi është pararendës. Nëse ka diçka që Brukseli e di fort mirë, është se: "stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë europën. Ne duam të eksportojmë stabilitet në rajon", tha McAllister politikani i CDUsë, njëkohësisht dhe një prej negociatorëve europianë që tentoi ti japë një zgjidhje politike, protestës së partisë Demokratike por pa sukses.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet