Intervista e Ramës për median serbe: ''U detyrohemi brezave të rinj për Ballkanin''

"Serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Europën. Unë besoj fuqimisht se në i detyrohemi brezave të rinj", tha Rama për median serbe Pink. Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë apo Serbinë. Duhet të krijojmë një hapësirë ndryshe ku të jetohet njësoj si në Bashkimin Europian, pa kufij, për të forcuar raportet tregtare, kulturore dhe gjithçka tjetër", tha ai. Flet dhe për Shqipërinë e Madhe: "Shqipëria e Madhe është një term i krijuar, promovuar, komentuar dhe përdorur nga ata që qëndrojnë në anën tjetër të llogoreve të luftës në histori. Nuk ka Shqipëri të Madhe. Ekziston një ide e qartë se ne jemi vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe se duhet të bashkohemi", tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet