Ish drejtori i hipotekave në Shkodër, emërohet Prefekt

Valdrin Pjetri ka marrë zyrtarisht detyrën e Prefektit të Shkodrës. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Hipotekave, Pjetri ka marrë këtë të hënë detyrën e Prefektit të Shkodrës, pozicion që mbulohej nga Çesk Millja. Gjatë prezantimit të Pjetrit prefekt i Shkodrës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka theksuar se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet ligj-zbatuese për të përmirësuar sigurinë në Shkodër. Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit. Pjetri në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. “Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi, vijoi Lleshaj. Siguria dhe rendi kane marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ky sulm është produkt i një krimi të organizuar që ka zënë rrënjë prej vitesh. Dhe kjo nuk i ka hije këtij qyteti, pasi Shkodra i ka dhënë Shqipërisë, artin, sportin, dhe mjaft vlera të tjera”. Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet