Ish ministrat apel KEsë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Katër ish ministra të Punëve të Jashtme i janë drejtuar Bashkimit Europian me apelin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e përbashkët të ish ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ai bullgar Daniel Mitov, atij qipriot, Jannakis Kasoulidis dhe grek, Nikolaos Kotzias, e cila u publikua sot në gazetat, Süddeutsche Zeitung, Ethnos, Panorama, Phileleftheros, theksohet se, “Komisioni Europian prezantoi komunikatën e tij për Politikën e Zgjerimit të BE-së për vitin 2019, me raportet shoqëruese të vendeve, më 29 maj të këtij viti. Komisioni Europian përsëriti rekomandimin drejtuar Këshillit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bazuar në progresin e kalendarin e miratuar në qershor 2018 nga vetë Këshilli. Pavarësisht se është ndoshta politika me e suksesshme e transformimit të BE, asnjëherë me parë politika e zgjerimit nuk ka qenë subjekt i kaq shumë kundërshtive brenda vetë BE. Ne i bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mbështesin rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Sipas 4 ish-ministrave, proçesi i anëtarësimit në BE rrit mundësitë për të përmirësuar demokracinë dhe zhvillimin socio-ekonomik, për të siguruar të drejtat e qytetarëve në këto vende.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet