Italia mbështet hapjen e negociatave menjëherë sipas rekomandimit KE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua ditën e djeshme me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi. Takimi u realizua në kuadër të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste.

Në një postim në Facebook, Cakaj tregon se Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Ndërkaq, ai thotë se Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020.

Postimi i plotë:

Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !

Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;

2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;

3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;

4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet