Ja kush janë 4 shqiptarët që synojnë një ulëse në Parlamentin e ri italian

Gara elektorale për të rinovuar Parlamentin Italian ka filluar mëngjesin e sotëm. Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta, Elona Gaxha janë katër kandidatët shqiptarë të cilër synmojnë të bëhen pjesë e parlamentiti italian. Emiliano Biraku kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra ‘PD italiane’ në Romë. Bruna Kola Meçe (25 vjeçe), kandidon për deputetë në Bergamo për ‘Liberi Uguali’, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Anita Likmeta është me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit. Gazetarja është kandidate e partisë ’10 Volte Meglio’, një lëvizje e re politike. Elona Gaxha kandidon për ‘Plus Europa’, partia e Emma Boninos, e njohur për çështjen e Kosovës në vitin 1999. Partia Demokratike e Matteo Renzi synon të fitojë zgjedhjet e 4 marsit në Itali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet