Ja kush janë 7 kandidaturat për Kryeprokurorin e ri

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur zyrtarisht ditën e djeshme në orën 18:00 aplikimet për kryeprokurorin e përkohshëm. Para mbylljes se aplikimeve ishte zyrtarizuar vetëm emri i Ferdinat Elezit si kandidat për kryeprokuror. Tashmë është zyrtarizuar lista e plotë me 7 emrat kandidatë, të cilët janë:

1-Ferdinand Elezi Kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës

2-Besnik Muçi Prokurori i Krimeve të Rënda

3-Arta Marku Prokurore në Prokurorinë e Shkodres

4-Granit Shahu Prokuror në Tiranë deri në vitin 2003, më pas në Shkodër.

5-Arqile Koçka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë

6-Ermira Tafani Prokurore në Elbasan

7-Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Tashmë faza e dytë konsiston në shqyrtimin e dosjeve nga një komision i caktuar, për t’ia përcjellë më pas komisionit parlamentar të ligjeve përmes një raporti. Pas kësaj procedure emrat që do të kalojnë filtrin do të dërgohen për votim në seancën parlamentare. Kjo procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, vjen për shkak të mungesës së funksionimit të KLP, institucionit që bën zgjedhjen e kryeprokurorit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet