Ja si shteti 'do të vjelë' bashkitë që nuk paguajnë

Të gjitha bashkitë që nuk i kanë shlyer detyrimet e prapambetura do tu merren nga Shteti. Ministri i financave Arben Ahmetaj bëri të ditur se rritja e financimeve nga pushteti për bashkitë duhet të justifikohet me një rritje të shërbimeve ndaj qytetarëve, pasi 50% e nivelit të transfertës së pakushtëzuar janë detyrime të prapambetura. “Po ua them hapur”, tha Ahmetaj, “në buxhetin e ri do fusim instrumentin që nëse nuk shlyhen detyrimet e prapambetura, qeveria i ka kërkuar parlamentit të prekë transfertën e pakushtëzuar. E kemi diskutuar këtë dhe kemi vendosur që detyrimet e prapambetura nuk mund t’i faturohen qytetarëve dhe as qeverisë qendrore”, tha ministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet