Ja si u zhduken dosjet e ish sigurimit

Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit do të dërgojë para përgjegjësisë të gjithë ata persona që kanë zhdukur dosje dhe të dhëna sa i takon lidhjeve me ish-Sigurimin e Shtetit. Shumë njohës të këtij proçesi kanë deklaruar se që pas rrëzimit të regjimit komunist qindra dosje janë zhdukur dhe në to ka pasur të dhëna për mjaft emra të njohur, disa prej të cilëve gjenden ende në politikë. Mirëpo AIDSSH ka vendosur të hedhë dritë mbi përgjegjësit e kësaj "masakre". Pak ditë më parë kreu i Autoritetit Gentiana Sula ka pasur një takim me kryeprokuroren Arta Marku dhe vetëm dje vetë AIDSSH ka zbardhur detaje të reja nga ky takim. Sipas asaj që thuhet në deklaratë, palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar dhe për zhdukjen e materialeve. “Një vend të posaçëm zuri diskutimi mbi problematikën që ka të bëjë me arkivat e autoriteteve publike, rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, personave juridikë dhe veçanërisht personave fizik private, të cilat kanë pasur akses apo kanë punuar në arkivat shtetërore. U diskutua për marrjen e masave për vënien në dispozicion të praktikave të ndjekura ndër vite nga prokuroria në lidhje me abuzimin (dëmtimin) në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të lidhurat me të, si dhe ndërprerjen e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe paligjshmërisë me dokumentacionin e këtyre arkivave”, thuhet në deklaratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet