Ja tre emrat e kualifikuar për garën e kryeprokurorit

Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dosjen e 7 kandidatëve për kryeprokuror të përgjithshëm. Proçedura për zgjedhjen e kryeprokurorit, pas shqyrtimit të dosjeve do të vijojë në kuvend për miratim. Por vetëm 3 nga 7 kandidatët që plotësojnë kushtet e duhura ligjore, do ti kalojnë parlamentit. Në bazë të gjykimeve, deputeti i PS, Blend Çuçi ka lexuar 3 emrat që kalojnë këtë fazë.

Ndër ta, Arta Marku rezulton se përmbush kriteret ligjore, kandidati Ferdinant Elezi i përmbush kriteret, gjithashtu dhe Ermira Tafani. Ndërkohë Artur Selmani, Granit Shahu, Arqile Koça dhe Besnik Muça u skualifikuan. Sipas Çuçit këto kandidatë nuk përmbushin kriteret ligjore për tu kualifikuar në fazën tjetër të kandidimit. Muçi nuk përmbush kushtin e përvojës së punës pas kishte 14 vite si prokuror, ndërkohë që nevojiten 15. Koça nuk përmbushi kriterin arsimor, ndërsa Selmani kishte një masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror. Pas lajmërimit se kush u kualifikua dhe kush jo ka reaguar edhe kandidati Besnik Muçi.

“Unë nuk arrij dot që të kuptoj se ku e kanë gjetur këtë kushtin për 15 vjet eksperiençë si prokuror. Është absurde. Duhet të jetë 15 vjet eksperiencë pune si jurist. Unë jam një jurist i spikatur”, është shprehur ai. Tashmë ditën e hënë këta tre emra do ti shkojnë kuvendit për votim. Ai i cili merr më shumë vota, do të shpallet kryeprokuror i përgjithshëm i përkohshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet