Jahjaga, Shqipëria ka taksa të larta doganore

Basha pret presidenten Jahjaga. Sipërmarrësit kosovarë ankohen për burokracitë dhe taksat e larta doganore me shqipërinë

TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në mëngjes presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga foli me Bashën për pengesat doganore, me taksa dhe tarifa që shtohen dhe rriten. Basha tha se hapat për zgjerimin, lehtësimin dhe thellimin e bashkëpunimit duhet të jenë funksionale dhe praktike. Basha përmendi si fushë të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës energjinë duke theksuar nevojën e një vizioni dhe vendosmërie të re për të bërë të mundur në fushën energjitike një ndryshim kolosal të ngjashëm me atë që solli ndërtimi I Rrugës së Kombit. Një vend të veçantë në takimin Basha - Jahjaga zunë dhe zhvillimet e brendshme në të dy vendet, ku sfidë e përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe integrimin mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Lideri i opozitës Basha vlerëson maturinë e treguar nga klasa politike e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale si një zgjidhje që do t'u japë fund akuzave dhe përbaltjeve kundër luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Bashkepunimi rajonal është një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik, theksoi Basha duke nënvizuar investimin politik të kancelares Gjermane Angela Merkel përmes proçesit të Berlinit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet