Juncker: BE nuk bën premtime, ende pa datë për anëtarësimin

Dhe pse nuk ka një datë të qartë për çeljen e negociatave, Presidenti i komisionit europian Jean Claude Juncker, vlerësoi reformat dhe nxiti qeverinë të vazhdojë në këtë rrugë. Për vendet e rajonit, ata duhet ti zgjidhin vetë problemet para se të futen në BE. Ky ishte mesazhi që dha dje gjatë takimeve në Tiranë i dërguari i Bashkimit europian. Edi Rama u shpreh i bindur se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të Vettingut, Reformës në drejtësi dhe progresit që po behet në luftën kundër krimit të organizuar. "Nuk kam ardhur për t'iu bërë premtime bosh, është shumë e lehtë për kënaqësi t'ju them se në këtë datë do të fillojmë negociatat por nuk është ky qëllimi im. Vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit, vettingu, organizimi i gjykatave. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin", tha Juncker.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet