KLSH kallëzon në prokurori ish kryetarin e komunës Margegaj të Tropojës, 24.7 milion lekë dëm buxhetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar dje në prokurori ish-kryetarin e komunës Margegaj të Tropojës Rexhë Byberi, përgjegjësen e financës si dhe një specialiste të po kësaj njësie administrative. KLSH ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se nga auditimi i kryer në bashkinë Tropojë dhe njësitë administrative të kësaj zone janë verifikuar shkelje të shumta. Dëmi ekonomik që kanë shkaktuar këta zyrtarë kap vlerën e 24.7 milion lekëve. “Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik me vlera të vogla dhe pagesa të paargumentuara e të pajustifikuara me dokumentacion, ndër të cilat më kryesoret janë: në 12 raste janë kryer pagesa në vlerën totale 2,068,000 lekë për blerje me vlera të vogla për kryerje punimesh e mirëmbajtjesh, blerje fiktive, pasi nuk vërtetohet me dokumentacion nevoja e kryerjes së punimeve, dhe nuk dokumentohet kryerja e tyre”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet