KQZ miraton listën emërore për plotësimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet miratimin e listës emërore të personave që mund të emërohen anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit.

KQZ po ashtu vendosi të japë autorizimin për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Anëtarët e KQZ miratuan vëzhguesit afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e institutit Demokratik Amerikan për akreditimin e 9 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu u vendos, “Për një shtesë në vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e KSHH për akreditimin e 17 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, Qendra Kombinat, për akreditimin e 12 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet