KQZ përgatitje për zgjedhje, thirrjet për komisionerë

Opozita ka paralajmëruar për protestën e radhës sot para dyerve të Parlamentit, ndërsa PS fillon me konsultimet e Reformës zgjedhore. Opozita vijon me thirrjet për të dalë në protestë. LSI, ka kërkuar që qytetarët të dalin në protestë mbarëpopullore, por duket se kjo nuk ka gjetur fort mbështetje. “Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre”, shtoi ai. Duke treguar në këtë mënyrë se do të jetë një vijimësi e aksionit opozitar përmes protestave. Sekretari për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri tha se reforma zgjedhore do të bëhet më konsensul të gjerë politik, dhe në konsultim me institucionet ndërkombëtare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes kreut të saj Klement Zguri, u është drejtuar dje me një thirrje qytetarëve shqiptarë duke i ftuar që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve, duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre duke mos dorëzuar listat për komisionerë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura. “Thirrje për qytetarët të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionerë”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet