Ka humbur besimi në BE? Rama dhe Soreca japin përgjigje të kundërta

Shqipëria dhe Maqedonia e veriut duhet të ishin ulur në tryezen e çeljes së negociatave. E mendonin të gjithë përveç Frances dhe Hollandës, dhe tani do ta kemi të vështirë të bësojmë përsëri se kjo mund të ndodhë. "Do të jetë e vështirë për palët që të besojnë në mundësinë e iniciativave, sado të sinqerta të jenë ato, por që mund të mos mbahen. Po bëhen disa herë që Bashkimi Evropian nuk e mban fjalën”, tha Rama sot në një dalje publike.

Ambasadori i BEsë në Tiranë Luigi Soreca që po ndjek më vëmëmendje situatën e fundit pas refuzimit francës, është përqëndruar tëk reforma dhe premton se vemendja e europës nuk ka humbur. "Njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen. Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu çdo ditë për të ndihmuar çdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t'u ndihmojmë", u shpreh Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet