Kamera në shumë zona dhe shkolla. Ligji i i sigurisë publike

TIRANË - Siguria publike nuk është vetëm çështje e Policisë, por dhe e qytetarëve, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në çelje të fjalës së tij, gjatë prezantimit të P.LIGJI MASAT PER SIGURINE PUBLIKE. Tahiri tha se janë përcaktuar në detaje të gjitha elementët e nevojshëm për këtë siguri. “Do të ketë kamera me cilësi të lartë në shumë zona. Do të ketë kontrolle më të shumta” tha Tahiri, i cili shtoi se cilësia e pamjes që do të filmojë kamera është shumë e rëndësishme se kemi pasur raste ku policia ka pasur pamje, por kjo pamje nuk ka dhënë asnjë rezultat, pasi nuk viheshin re elementët e sigurisë. Elementi i dytë i sigurisë, bëri të ditur Tahiri janë dedektorët. “Pra do të bëhet identifikimi i të gjitha armëve me leje, armëve të shtetit, armëve të të gjitha llojeve dhe të atyre që hyjnë e dalin në vend, për të ditur pronësinë e armës, si dhe origjinën e saj, duke bërë analizë risku dhe duke arritur në konkluzione se ku është i nevojshëm kontrolli e ku jo, dhe kjo duke bërë kontrolle të shumta edhe në klubet e natës apo lokale të identifikuara si të rrezikshme. Mund të kërkohet dhe identiteti i personave që janë në një lokal” vijoi Tahiri. Ai tha se të gjitha këndet publike, zonat e populluara dhe ato me risk të lartë do të jenë nën vëzhgimin e kamerave dhe pjesë e këtij ligji. “Çdo shkollë do të ketë kontrolle të hyrjeve e daljeve që të mos ketë persona që nuk kanë akses në këto institucione” tha Tahiri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet