LSI bën fajtore ministrinë për situatën e krijuar

Deputetja më e re e parlamentit, Kejdi Mehmetaj, ka bërë përgjegjëse ministrinë e Arsimit për situatën e krijuar me maturantët, duke kërkuar reflektim për të ardhmen. Në një dalje për mediat në emër të LSI, Mehmetaj shprehet se kriteret për aplikim në universitet duhet të ishin vendosur që kur studentët flluan shkollën e mesme dhe jo në përfundim të saj. Më tej ajo evideonton edhe mungesën e koordinimit ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe universiteteve. Mehmetaj fajëson gjithashtu ministrinë, për një punë të dobët përsa i përket informimit të gjimnazistëve për kriteret. Në fund ajo ka kërkuar bashkëpunim me maturantët për të zgjidhur këtë situatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet