Albin Kurti

U kërcënua me jetë por nuk e mori seriozisht, Albin Kurti i la një mesazh në Facebook

Ende nuk dihet nëse është dikush tjetër pas kërcënimeve më jetë ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, por shtetasi Haxhi Hoti, ka dalë para sot drejtësisë. Javën e kaluar ai ka kërcënuar Kurtin dhe Prokuroria ka kërkuar për të 30 ditë paraburgim. Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën. Albin Kurti nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij, dhe kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje nga rrjeti social në Facebook që të lirohej kosovari. "Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t'i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij", shkruan Kurti. Haxhi Hoti është anëtari i Nismes social demokrate, në Kosovë. Ai kishte shkruar në Fb se Kurti kishte dy zgjidhje të largohej nga kosova ose të vritej. Pas kësaj u arrestua nga Policia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet