Kerry në Tiranë. Shqipëria merr dhe 1000 muzhahedinë iranianë, të konsideruar terroristë nga regjimi i Teheranit

Njëmijë muzhahedinë në në Shqipëri: Nuk dihen shumë detaje për marëveshjen e bërë nga Shqipëria dhe Vizita e Sekretarit Kerry në 25 vjetorin e vendosjes së marëdhënieve diplomatike Shqipëri - SHBASHBAtë, por ajo për të cilën Rama ka dhënë pëlqimin paraprak, është strehimi i rreth 1000 opozitarëve të regjimit iranian (muzhahedinë), të konsideruar terroristë nga Teherani. Qeveria respekton kështu një impenjimin të marrë nga paraardhësit e djathtë, më 1 Nëntor 2012, kur erdhi për vizitë në Tiranë ish Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton. Opozitarët ose ndryshe 'Muzhahedinët e popullit iranianë', që kanë deklaruar se bëjnë opozitë paqësore që nga viti 2001, ndodhen tashmë në Shqipëri, (rreth 400 kanë ardhur që nga viti 2013).

Katër orë në Tiranë: Numri një i diplomacisë amerikanë shkeli në Tiranë në orën 9 e 45 min. i mbuluar nga masa të larta sigurie. Nuk janë lejuar gazetarë afër, përveç kameramanëve. Pas kësaj, gjithçka është organizuar nga regjitë e brendshme të zyrave institucionale shqiptare. Në aeroport u prit nga Presidenti Bujar Nishani, që i uroi mirëseardhjen, në ditën e 25 vjetorit të vendosjes së marëdhenieve Shqiqëri - SHBA. Zyra e shtypit e presidentit Bujar Nishani, partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh Nishani tha se vizita ishte dëshmi e qartë se SHBA ndodhej afër, në kohën kur rreziqet janë afruar për vendin tonë dhe rajonin. Në Prill të vitit të kaluar Shqipëria firmosi në Washington dokumentin e Deklaratës së Partneritetit Strategjik, ku përcaktohen piketat për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për 10 vjeçarin e ardhshëm, në fushën e sigurisë, energjisë, sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes, me një theks të posaçëm në fushën e ekonomisë. "Pa Shtetet e Bashkuara në krah, gjatë gjithë këtyre 25 viteve të jashtëzakonshme për historinë e vendit tonë, as Shqipëria dhe as shqiptarët në tërësi nuk do të ishin sot më të respektuar, se kurrë më parë në historinë e tyre. Po ashtu, pa mbështetjen dhe këshillat e çmuara të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria nuk do të kishte bërë as në dy vitet e fundit kaq shumë progres në rrugën e reformave" tha kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin Kerry, për shtyp.

Politika e brendshme: Reforma në Drejtësi, dekriminalizimi, integrimi i vendit. Të gjitha këto kërkojnë një shtysë, të cilën SHBA tregoi se mund t'ua japë, por kjo nuk është asgjë para vullnetit që duhet të tregojë politika dhe shqiptarët. Rama shprehet i bindur për miratimin e "ndryshimeve kushtetuese" brenda muajit Mars, çfarë e tha dhe në takimin me Kerry. Përforcohet mesazhi dhe nga Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, gjatë një interviste për DW. Ajo tha se, Shqipëria ishte duke kaluar një proçes të rëndësishëm reformash në të cilat Qeveria besonte shumë. Për proçesin e dekriminalizimit ka folur sot dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai tha se ky proçes ishte kyç për të nesërmen e demokracisë. "Proçesi i dekriminalizimit, një proces kyç për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare, nuk do të ishte përfunduar me Kerry, vetëm shqiptarët mund ti miratojnë ligjetsukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithëanshme të SHBA-së” shtoi Basha pas takimit me sekretarin Kerry. "SHBA e mbështet Shqipërinë në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor" tha Kerry në konferencën për shtyp me Ramen. "Paketa e refomës në drejtësi, që është duke u shqyrtuar do t’i japë një goditje krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, por kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe unë jam këtu për t’ju konfirmuar se ne jemi përkrah jush në këtë transformim, por në fund, vetëm shqiptarët mund t’i miratojnë ligjet” deklaroi ai. "Gjyqtarët dhe prokurorët t’u përmbahen rregullave dhe të gjithë të trajtohen me drejtësi, pavarësisht se cila parti është në pushtet" tha Kerry. SHBAtë kanë ofruar asistencë teknike për miratimin e kësaj reforme, duke filluar që nga këshilla në hartimin e legjislacionit. Disa struktura do të forcojnë gjërat si psh struktura investigative sipas modeli i FBI (Byroja e Hetimit). Kjo bën sektorin gjyqësor në përputhje me sistemin europian dhe amerikan dhe bazohet në këshillat që SHBA dhe Europa ka dhënë këto dy vite.

Politika e jashtme: “Presidenti Obama më ka thënë që të kujdesemi për Shqipërinë. Ndodhem këtu sepse jemi miq, jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta. Ne përkujtojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Shqipëria ka qenë në koalicionin kundër ISIS që nga fillimi dhe po qëndron bashkë me ne në Afganistan. Shqipëria nuk është thjesht një mike. Shqipëria është një vend anëtare e NATO dhe kjo sjell përgjegjësi të veçanta për rajonin” tha sot Kerry duke Rama, trupat shqiptare do të vazhdojnë misionet jashtë marrë besimin e Kryeministrit Rama. Ky i fundit, duke u ndalur tek politika e jashtme u shpreh i kënaqur që Mali i Zi është ftuar më në fund për tu anëtarësuar në NATO. "Dëshirojmë shumë të njëjtën gjë edhe për Maqedoninë" tha kryeministri shqiptar i cili premtoi dhe se trupat shqiptare do të vazhdonin misionin e tyre në Afganistan, përkrah atyre amerikane dhe se "do të qëndrojnë aty sëbashku me aleatin tonë të madh deri kur të jetë e nevojshme". Një hapësirë dhe për dialogun Kosovë - Serbi. "Nuk është një dialog i lehtë - tha Rama - aq më pak është i lehtë implementimi i gjërave për të cilat bihet dakord gjatë dialogut. Por është pa diskutim e vetmja rrugë drejt suksesit për secilin dhe për rajonin në tërësi". Kriza e refugjatëve, po ashtu nxjerr në pah një ndërveprim të përforcuar të BEsë me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili ka vënë në dispozicion, një fond dhe zyrë për bashkëpunimin rajonal të të rinjve, për forcimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe qytetarëve.

Të kujdesemi për zemrat dhe mendjet e gjeneratave:Rrugën nga Kryeministria tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari amerikan i shtetit John Kerry e përshkuan në këmbë. Kerry u ndal pak minuta brenda muzeut historik kombëtar, ku u njoh me shoqërinë civile dhe më pas takoi një grup qytetarësh në rrugët e tiranës. John Kerry është i gjashti zyrtar i lartë amerikan që viziton Shqipërinë"Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë krenare për miqësinë tonë" shkruan zyra e shtypit e tij në rrjetet sociale. menjëherë pas nisjes së avionit. Sekretari amerikan mori dhe një premtim të qeverisë Rama për implementimin në sistemin shkollor, të një programi për njohjen e fesë. "Kam bindjen se ky program do të jetë një sukses i përbashkët që do të sjellë progres të rëndësishëm, në aspektin më themelor të luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që është lufta për mendjet dhe për zemrat e gjeneratës së re" tha Rama.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet