KiE vlerëson hapat e Shqipërisë për çështjen e pronave

Këshilli i Europës ka vlerësuar pozitivisht, hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ti dhënë zgjidhje çështjes së pronave. Komiteti i ministrave është shprehur se do të monitorojë rreptësisht zbatimin e këtij ligji. Në dokument theksohet rëndësia e adaptimit të tre akteve nënligjore të ligjit të pronave, themelimi i një mekanizmi periodik që përfshin Drejtorinë e përgjithshme të agjensisë, Ministrinë e drejtësisë, Kryeministrin, Komisionin parlamentar të financave, atë të Ligjeve, të Administratës Publike dhe të drejtave të njeriut. Vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës fton autoritetet të njoftojnë rregullisht për progresin që do të arrihet në zbatimin e ligjit të pronave. Aktualisht në Shqipëri ligji i pronave ndodhet në Gjykatë Kushtetuese për intepretim pas padisë së grupeve të interesit të Presidentit dhe të opozitës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet