KiE, zgjedhjet: ''sistem joefiçent'' Luzi, komisionerë të depolitizuar

Këshilli i Europës kritikon zëvendësimn e 35% të komisionerëve një ditë para zgjedhjeve. KQZ, komisionerët të shkëputen nga partitë politike

TIRANE - Rreth tre muaj pas zgjedhjeve Nigel Mermagen, përfaqësuesi i këshillit të Europës, tha se zëvendësimi i 35% të komisionerëve një ditë para zgjedhjeve nuk mund të cilësohet sistem efiçent duke dhënë kështu një efekt politizimi të tepruar të administratës zgjedhore në zgjedhjet vendore të 2015. "Me 20 Qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, 35% të anëtarëve të komisioneve ishin zëvrendësuar me vendim të partive politike të cilat i kishin emëruar. Ky nuk mund të jetë një sistem efiçent, ky është një sistem joefiçent" tha Mermagen. Për këtë KQZ do të propozojë që komisionerët të shkëputen nga partitë politike. Kodi Zgjedhor do të ndryshojë dhe: "një ndër ndryshimet që ne mendojmë janë komisionerët, KQZ mendon që komisionerët të jenë të shkëputur tashmë nga partitë politike" tha Luzi e cila mbështet dhe krijimin e një qëndre autonome trajnimi për komisionerët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet