Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh

“Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ”pallatin e politikës”, deklaroi kryeministri Edi Rama, në emisionin ”Porta a porta” të gazetarit të njohur italian, Bruno Vespa, lidhur me protestat e opozitës. Ndërhyrjes së gazetarit Vespa se ka edhe mangësi, ka njerëz shumë të pasur, por ka edhe të varfër dhe se kjo është edhe një nga arsyet e protestave në sheshe, Rama u përgjigje se: “besoj se kjo gjë mund të thuhet edhe për Italinë. Ka edhe këtu njerëz të varfër. Sigurisht, duke bërë bilancimin e krahasimit sepse janë nivele shumë të ndryshme jetese”. “ Por, ajo që unë dua t’u them të gjithë atyre që kanë parë këto pamje të protestave të ditëve të fundit iu freskua pak kujtimi i asaj Shqipërie të mbushur me trazira. Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ”pallatin e politikës”, pra ai establishment që pesë vite më parë iku me një milion vota, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri, nuk arrin ta pranojë humbjen dhe, si ballkanikë të mirë, si mesdhetarë të mëdhenj nuk jemi shumë të mirë për të pranuar humbjet, kjo edhe për ju”, deklaroi kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet