Konferenca e sigurisë në Mynih: Kodheli takon homologët italianë dhe britanikë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë punimeve të Konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë takon homologen e saj italiane Roberta Pinotti dhe Sekretarin britanik të mbrojtjes, Michhael Fallon me të cilët diskutoi për projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes. Kodheli vlerëson mbështetjen që Britania e Madhe jep edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve shqiptarë, ndersa Fallon i konfirmoi ministres Kodheli qe Forcat e Armatosura Britanike do të vijojnë me stërvitje të përbashkëta në territorin shqiptar. Stërvitja “Albanian Lion” do të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti dhe do t’i shërbejë rritjes së ndërveprueshmërisë mes dy forcave tona të armatosura. Ministrja Kodheli pati një bisedë dhe me asistentsekretaren e Mbrojtjes të SHBAve për çështjet e sigurisë Ndërkombëtare, Elissa Slotkin. Gjatë punimeve të Konferencës se 52të të Sigurisë në Mynih, Kodheli zhvilloi një takim të veçantë pune edhe me ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet