Kodheli: Zgjidhja politike sipas Kushtetutës

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, gjatë një interviste për Report TV, ka theksuar se nuk do ketë zgjedhje në muajin tetor, pasi zgjedhjet lokale u zhvilluan në 30 qershor.

Kodheli deklaroi se Partia Socialiste ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën prej kohësh dhe do të vijojë ta bëjë këtë për të mirën e të ardhmes së vendit.

“Sot kemi një moment politik të koklavitur dhe në këtë kontekst s’mund të kemi zgjidhje politike të njëanshme. Zgjidhja politike mund të bëhet sipas ligjit, Kushtetutës së vendit. Mendoj që do kalojë një kohë relativisht e gjatë për të gjetur formulën më të mirë që vota e shqiptarëve të lexohet si duhet, që të jetë sa më pranë realitetit”, vijoi Kodheli.

Ajo nënvizoi se se s’mund të ketë zgjedhje në tetor. “Ne s’mund të kemi zgjedhje lokale, të përgjithshme, lokale…etj, pasi zgjedhjet lokale i bëmë. I kemi zgjatur dorën për bashkëpunim opozitës dhe jemi të pirur të vijojmë të shtrimë dorën për të mirën e të ardhmes së Shqipërisë. Për të bërë zgjedhje për presidentin, do të thotë ndërrim total të sistemit. Unë mendoj, tha Kodheli, se sistemi ynë është ende i brishtë për këto ndryshime. Unë mendoj se formula që kemi zgjedhur deri më sot është më e mira që mund të kemi”, tha Kodheli.

Ajo hodhi poshtë dhe aludimet e opozitës, që sipas Kodhelit, ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje.

“Nuk mund të flasim për shifra relative, të prodhuara nga politikanë që duan të justifikojnë humbjen e tyre. Ato thonë që 85% e popullsisë nuk ka votuar, kjo është më shumë se qesharake, kjo është me qëllim për ti shtuar krizës, kriza të tjera”.

“30 qershori ishte fitore e demokracisë mbi shkatërrimin. Besoj fort se të keqen na e duan ato që janë jashtë kufijve dhe jo ne mes vendit, pavarësisht antagonizmit politik. Shifrat do merren në mënyrë absolute, duke bërë krahasim me vitin 2015 dhe 2017 sa i takon votimeve në drejtim të PS. Zonja që ka garuar nën siglën e PS në vitin 2015 ka marrë 15 mijë vota, ndërsa kandidati i PD fitoi me diçka më shumë se 16 000 vota. Zotëria sot ka marrë afërsisht 18 000 vota. Domethënë ka marrë më shumë se zotëria që është sot në Pogradec drejtuesi i Bashkisë. Në Shqipëri votojnë 45% e listës së votuesve, ndërsa kanë votuar 21%, pra jemi në shifrat që dihen”, tha Kodheli.

Deputetja kërkoi njohjen e autoriteteve lokale, si dhe respektimin e Kushtetutës. “Bashkimi Europianë dhe SHBA ishin refraktarë dhe eksplicitë në deklaratat e tyre, duke kërkuar dialog dhe respektim të parimeve kushtetuese dhe në këtë drejtim shpresojë që Gjykata Kushtetuese të japi vendimin e saj të bazuar në Kushtetutë”, tha Kodheli.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet