Koha kur socialistët tërhiqeshin përballë presioneve ka përfunduar

Koha kur socialistët tërhiqeshin përballë presioneve dhe kërcënimeve të Partisë Demokratike ka përfunduar. Kryeministri Rama gjatë takimit me përmetarët në vijim të fushatës elektorale tha se socialistët nuk do të bëjnë asnjë milimetër mbrapa në rrugën e tyre e të heqin dorë nga e drejta e tyre. “Ky nuk është një film i ri. Ne e kemi para 30 vjet këtë film me Saliun që u mësua të besonte se socialistëve ua merr gjerat me forcë, se socialistët janë njerëz normalë, janë njerëz që dëgjojnë mendjen dhe hapi rrugë budallait, kështu që turru dhe socialistët hapin rrugë. Mirëpo, ja që kjo histori ka mbaruar. Koha kur socialistët mund të merreshin përpara si dele nga çeta qoftë me armë, apo qoftë me molotovë, qoftë me ulërima, me dhëmbë të ndryshkur që kërcëllinin, qoftë me kërcënime ka mbaruar. Është tjetër kohë dhe është një Parti Socialiste që ta kthen si ta duash, sy për sy e dhemb për dhemb, kur ta duash dhe ku ta duash. Po, që socialistët të bëjnë një milimetër mbrapa në rrugën e tyre dhe të heqin dorë nga e drejta e tyre, kjo nuk bën më vaki kurrë”, theksoi Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet