Komisioni Hetimor për çështjen “Tahiri”, shumica dhe opozita vote pro në Kuvend

Parlamenti vendosi të ngrejë Komisionin hetimor për çështjen "Tahiri" me 121 vota pro të deputetëve të shumicës dhe opozitës. Komisioni Hetimor për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kërkua nga opozita. Komisioni pritet të drejtohet nga numri dy i demokratëve, Edi Paloka dhe nënkryetare pritet të jetë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Më herët u mësuan edhe anëtarët e Komisionit nga ana e opozitës. Nga PD janë Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka dhe nga LSI, Endrit Brahimllari.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet