Komisioni europian publikon sot ''paketën e zgjerimit''

Më 17 prill, Komisioni Europian do të publikojë "paketën e zgjerimit", e cila, sipas burimeve nga BE, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandimeve në Këshillin Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton ANSA.

Pikërisht lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të martën më 20 mars në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli.

“Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, deklaron eurodeputeti David Sassoli, duke shtuar se “vitet e fundit, ajo është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë”.

Ky takimi parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit, ku negociatorët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars. Dhe fjala e fundit do të jetë për 28 vendet anëtare të BE.

Kushti i fundit që duhet të plotësojë Tirana është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, e cila përfshin procesin e verifikimit të përbërjes së organit gjyqësor në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet