Komisioni qendror i zgjedhjeve publikon shifrat e para të pjesëmarrjes

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë zyrtare për mediat në orën 11:00, ku thotë se deri në këto orar, pjesëmarrja në votime ishte 12%. Qendrat e Votimit janë hapur në të gjithë Shqipërinë, përveç 7 qendra votimi në Shkodër të cilat janë bllokuar nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ndaj së cilës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZsë Drilona Hoxhaj bëri thirrje ndaj qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet