''Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike''

Gjermania përkrah qeverinë Rama dhe përpjekjet e saj për reforma dhe bën thirrje që tensionet e brendshme politike të mos e prishin rezultatin e deritanishëm të reformave sidomos në Drejtësi. “Vendi juaj ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit dhe reforma të guximshme në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sidomos reforma në drejtësi ishte një sforcim i madh dhe meriton njohje”, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtëm, Heiko Maas, pas takimit të tij të parë me ministrin e Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj. Ai vuri në dukje se këto reforma tani nuk duhet të mbeten në hijen e tensioneve politike, por të vijojnë, sepse ato u shërbejnë qytetarëve. “Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha ministri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”. Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi: “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi, atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, – tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, – tha ministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet