Kriminalizimin e shpifjes e shkruajtën gabim, do rishikohet

TIRANË - Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me propozimin e fundit të qeverise për cilësimin e shpifjes si vepër penale të dënueshme nga gjoba deri në tri vjet heqje lirie. Sipas Kryetari të Kuvendit, Meta, ka një keqkuptim të madh midis qëllimit dhe iniciativës. “Jam në dijeni të këtij debati të iniciativës, besoj se ka një keqkuptim midis qëllimit të kësaj iniciative dhe mënyrës se si ka funksionuar formulimi, kështu qe besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet, do të ketë një reflektim”, tha Kreu i Kuvendit, Meta,njëherazi Kryetari LSI-se.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet