Kryeministri viziton Info-Kulla në Rubik, pikë referimi për turistët

Kryeministri Edi Rama ka bërë një ndalëse në qendër të Rubikut, në Info-Kulla, e cila tashmë do të jetë ndalesa e parë për çdo vizitor, vendas apo i huaj. Info-Kulla është qendra e informacionit, e ndarë në dy pavione ku jepet informacion për hstorinë, kulturën, traditat por edhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës. Nëpërmjet instalacioneve, aty shfaqen momente të ndryshme të historisë, një ndër to edhe burgu i Spaçit. Faza e dytë për Info-Kullën konsiston në turet që do të zhvillohen në këto zona.

“Faza e dytë e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në këtë zonë do jenë turet. Një model do jetë një vizitë në burgun e Spaçit, pa anashkaluar dhe qytetin e Rrëshenit. Do kemi dhe model turesh hiking”, u shpreh drejtori i saj. Kryeministri Rama vlerësoi këtë Info-Kullë një model për të gjitha bashkitë e vendit. “Çdo bashki mund të gjejë karakteristikën e vet për të ndërtuar një qendër të tillë dhe pastaj të gjithë ato qendra t’i lidhim në rrjet përmes teknologjisë dixhitale, në mënyrë që të kemi një bum informacioni dixhital për turistët,” - tha Kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet