Kryeprokurori Llalla largohet me 7 dhjetor, nisin procedurat për kryeprokurorin e përkohshëm

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi në media se kryeprokurori Llalla do të largohet me 7 dhjetor, pikërisht kur i mbaron mandati, ndërsa ligji e përcakton se derisa të kemi një prokuror të ri, duhet të emërohet prokurori i përkohshëm.

“Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017.Në lidhje me prokurorin e përkohshëm janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet