Ku çalon ngritja e institucionit të KLP?

Procedurat e reja për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm të cilat kanë shkaktuar mjaft debat, kanë ardhur si pasojë e mosfunksionit të institucionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që është përgjegjës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm. Por ku çalon ky institucion që tashmë është jashtë funksionit? Vështirësia gjendet tek anëtari për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile. Deri më tani ka qenë e pamundur të gjenden 3 kandidatë edhe pse janë bërë 5 thirrje publike për aplikime për shoqërinë civile. Kjo vjen për shkak të kritereve të përcaktuara që deri më tani si ka përmbushur askush. Komisioni i posaçëm i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë pohoi se 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura u s’kualifikuan, pasi nuk përmbushin kriteret ligjore. Skualifikimi i kandidatëve për anëtar në KLP ka ardhur si pasoje e: Mospërmbushja e kriterit 15 vite përvojë pune në profesion si jurist; Mungesa e të provuarit me fakte dhe prova konkrete të angazhimit të këtyre kandidatëve në shoqërinë civile, mungesa e një profili të spikatur shoqëror, integriteti të lartë moral apo justifikimi i aseteve. Deri në zgjedhjen e anëtarit të shoqërisë civile për KLP, ky institucion do të jetë jashtë funksionit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet