Kuçova pret bazën ajrore të NATOs; Wolters, vendi ka një karakteristikë unike

NATO ka filluar investimet në bazën ajrore në Kuçovë. Gjenerali Tod Wolters ka filluar një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe sot gjatë një konference për shtyp më Ministren Olta Xhaçka tha se investimi do të vazhdonte dhe se një ekip ajror do ti shtohet. "Qëllimi ynë është vetëm të ecim përpara", tha ai. Wolters foli dhe për angazhimin e Shqipërisë në misionet e NATOs. “Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbulojnë një sipërfaqe që shtrihet nga Tirana në Juglindje në Afganistan dhe Mali deri në Verilindje në Letoni dhe më pas duke u kthyer në Kosovë dhe më pas rikthehen sërish këtu në kryeqytet në Tiranë. Paqja që ju shpërndani në këtë sipërfaqe të madhe territoriale është absolutisht e mrekullueshme për Aleancën dhe kontribuon për paqen dhe prosperitetin në rajon”, tha Wolters. I pyetur pse është zgjedhur Kuçova për këtë bazë ai tha se “Kuçova ka një karakteristikë unike. Është një fushë e pozicionuar në një vend gjeografik strategjik sa i takon vendit tuaj dhe Ballkanit Perëndimor. Është gjithashtu një vend me kushte atmosferike tmerrësisht të mira. Pra mundësia e ngritjes së avionëve luftarakë nëpërmjet Kuçovës është mjaft e mirë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet