Kuvendi diskuton sot buxhetin 2018, priten debate të ashpra

Seanca e sotme plenare do të ketë fokus buxhetin e vitit të ardhëm, ndaj pritet që kjo seancë të zgjasë deri në orët e mbrëmjes dhe të shoqërohet me debate të ashpra midis palëve. Një ditë më parë, demokratët propozuan 16 amendamente për buxhetin e vitit të ardhëm. Kthimi i taksës është është një ndër kërkesat që PD e ka kërkuar prej kohësh, të cilën këtë herë e kanë përfshirë edhe në amandament. Duke marrë shkas nga mungesa e investimeve të huaja, demokratët propozojnë ndryshimin e shkallës së Tatim Fitimit në masën e 9% nga 15 që është aktualisht. Opozita kërkon gjithashtu që buxheti për arsimin të jetë 5%, ndërsa pensionistët të marrin një shpërblim sa gjysma e pensionit të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet