Kuvendi i Shqipërisë shtyn seancat plenarë pa afat për shkak të koronavirusit

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duket se është trembur nga Covid-19. Njoftimi jepet vetë nga zyra e shtypit të Kuvendit, në të cilën theksohet se “Seanca plenare e parashikuar për t’u zhvilluar nesër më datën 12.03.2020 shtyhet deri në njoftim të dytë, për shkak të situatës së krijuar dhe në kuadër të masave mbrojtëse ndaj Koronavirusin COVID -19”.

Mesa duket parlamentarët shqiptarë duket se i paska kapur frika, pasi duke qëndruar brenda sallës së kuvendit për shumë orë, nuk duan të rrezikohen. Deputetët kanë pranuar kështu në mënyrë të plotë, të zbatojën urdhërat e dhëna nga inspektorët e shëndetësisë për mos organizim dhe mos qëndrim për një kohë të gjatë në një ambjent me shumë persona.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet