Kuvendi nesër seancë plenare, shqyrtohen disa projektligje

Kuvendi zhvillon nesër seancën plenare ku do të shqyrtohet p/ligji: Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin: për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013: për koncesionet dhe partneritetin publik privat, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin: për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011: për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të ndryshuar.

Nesër Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin: për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin: për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”.

Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin: për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021. Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektrezolutën: për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë.

Gjithashtu për votim është edhe projektvendimi: për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet