Kuvendi vendos sot me proçedurë të përshpejtuar për Byronë

Kuvendi në seancën plenare vendos sot për shqyrtimin me proçedurë të përshpejtuar të pr/ligjit ‘Për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit’. Pr/ligji, i shumëdebatuar javët e fundit, u miratua të mërkurën nga Këshilli i Ministrave. Në draft, Byroja e Hetimit trajtohet si një strukturë e vecantë pranë Policisë së Shtetit, me objekt luftën kunder korrupsionit dhe krimit, në radhët e zyrtarëve të lartë. Seanca e se enjtes ka gjithashtu në rend dite edhe disa pr/ligje, si një shtesë dhe ndryshim në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”; disa ndryshime në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”; ndryshimet në ligjin “Për transportet rrugore”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve me palën gjermane, ajo ‘për bashkëpunimin kulturor’ dhe me KFW Frankfurt Am Main, për financimin e Programit “Infrastruktura bashkiake’ për furnizimin me ujë dhe kanalizime të disa qyteteve të vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet