Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, Gazment Bardhi

Letër KQZsë, shkarkoni Agim Kajmakun

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PDsë, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

“Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse në shtetin grek, si dhe indentitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo pasjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban,” shprehet në kërkesën e tij Gazment Bardhi.

Në këtë kërkesë, drejtuar Kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe që i është dërguar për dijeni Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që KQZja ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, raste këto që janë identike me atë të Agim Kajmakut.

“Për prokurorinë është e provuar se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Ai ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare.”- thuhet në kërkesën e PD për KQZnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet