Lidershipi i ri i PDsë: nuk do të ketë bojkot, protestat vazhdojnë

nga Doriana METOLLARI

Politika e vjetër flet, lidershipi i ri i Partisë demokratike dëgjon, hesht, por nuk është dakord. Demokratët, ata që mendojnë se me shpatë nuk bëhet politikë, veprojnë ndryshe. Sot është radha e tyre. Marrëdhëniet nuk janë dhe aq të mira me palën tjetër, por ndoshta për PDnë ka ardhur momenti i shkëputjes nga "opozita e vjetër".

Pas protestës së ditës së shtunë, Basha mblodhi grupin parlamentar të PDsë. Berisha kërkoi bojkot të Parlamentit dhe djegie të mandateve, si një "përgjigje e fortë" ndaj Ramës. Por kreu i PDsë dha opsione të reja. Ndonëse një pjesë të demokratëve i pati kundër, ai tha se bojkoti nuk lufton çështje si "krimi i organizuar" apo "trafiku i drogës". Veç kësaj kjo do të prishte imazhin e vendit. "Lëvizja drejt bojkotit parlamentar në kushtet kur kemi investuar fort për hapjen e negociatave, rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore: që kemi një qeveri të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”, tha Basha.

Demokratët nuk heqin dorë nga largimi i Xhafajt. Hapja e negociatave duhet të shoqërohet me largimin e ministrit të brendshem. Ata do të vazhdojnë të flasin, do të vazhdojnëtë denoncojnë krimin e organizuar. Do të përdorin mënyrat dhe format më demokratike të të bërit opozitë. "As shqiptarët as Europa nuk mund të pranojnë që vendi të kalojë nga policia Tahiri-Habilaj tek policia Xhafaj dhe prokuroria Rama - Xhafaj”, ka thënë Basha në mbledhjen e grupit. Demokratët janë të vendosur të vazhdojnë me protestat, deri më datë 28 Qershor, në forma të ndryshme, por me sa duket do të qëndojnë larg kësaj radhe, dhe shpresojmë të gjitha radhët, nga bojkoti, që mbështetet kryesisht nga simpatizantët e Berishës. Këta të fundit më tëpër sesa idetë, janë afër ish liderit të tyre, për interesa të ngushta, të cilat pak lidhje kanë më ato politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet