Ligj Special kundër personave të kriminalizuar brenda dhe jashtë vendit

Aksioni i policisë së dy ditëve më parë, ku u vë në pranga kushëriri i deputetit të PSsë Rrahman Rrahja, u përshëndet dhe nga Kreu i qeverisë Edi Rama. Arrestimi i tij u bë në lidhje më atentatin që ndodhi të premten ku mbëten të plagosur prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, i njohur si i “forti” i Sukthit, si dhe Andi Maloku.

Rama shkruan se policia ka bërë punë të shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit, ndërsa shton se brenda muajit do të jetë gati ligji Special kundër personave të kriminalizuar brenda dhe jashtë vendit.

"Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë””, shkruan Rama në një postim në Tëitter.

Një ndër prokurorët të akuzuar nga kryeministri Rama si pjesë e organizatës të quajtur “KÇK”, ishte edhe prokurori Ndoja, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen që ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit. Akuzat e Ramës ndaj Prokurorit Ndoja erdhën pasi ky i fundit hetoi dhe çoi në burg, Drejtorin e Hipotekës së Durrësit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Blerta Rozana Blert  e Martë 5 Nëntor, 2019

    Nuk duhen me ligje. Duhen njerez qe te zbatojne ligjet